SOFTUER PËR TAKSI NË MAL I ZI
Softuer për dispeçim për kompanitë e taksive në Mal të Zi
Shko u jep kompanive të taksive në Ulqin, Podgoricë, Tivar, Tuz dhe në tërë Malin e Zi aplikacionin e tyre në App Store dhe Google Play, me emrin dhe logon e tyre, si dhe një panel në web ku dispeçeri e sheh çdo veturë live.
01Çfarë merrni
- ●Një aplikacion për iOS dhe Android, me modalitet për klientë dhe për shoferë, i publikuar me brendin tuaj
- ●Dispeçim automatik: çdo porosi shkon te shoferi më i afërt i lirë
- ●Hartë live e flotës, me shoferët, turnet, fitimet dhe pagat në një vend
- ●Pagesë cash, me kartelë në veturë ose online me kartelë para udhëtimit
- ●Tarifat tuaja për çdo lloj veture: tarifa bazë, çmimi për kilometër dhe tarifa minimale
- ●Harta dhe navigim nga Mapbox
02I ndërtuar për kompanitë shqipfolëse të taksive
- ●Aplikacioni është në shqip dhe anglisht (ende jo në malazisht)
- ●Mbështetje në shqip nga ekipi që e ndërton produktin, në Prishtinë
- ●Të dhënat tuaja ruhen në serverë në Prishtinë, Kosovë
- ●Çmime në euro, monedha që tashmë e përdorni, me faturë për çdo pagesë
03Sa kushton
€19 për veturë në muaj për 1–10 vetura (minimumi €152), €17 për 11–30 dhe €15 për 31 e më shumë. 0% komision nga udhëtimet. Një pagesë e njëhershme prej €500 mbulon publikimin e aplikacionit. Çmimet janë + TVSH.
Keni pyetje specifike për flotën tuaj të taksive?
Ekipi ynë teknik është i gatshëm t’ju përgjigjet për çdo kërkesë operacionale.