SOFTUER PËR TAKSI NË KOSOVË
Softuer për dispeçim për kompanitë e taksive në Kosovë
Shko është softuer për rezervim dhe dispeçim taksish, i ndërtuar në Prishtinë për kompanitë e taksive në Kosovë. Kompania juaj merr aplikacionin e vet në App Store dhe Google Play, me emrin dhe logon tuaj, si dhe një panel në web ku dispeçeri e sheh çdo veturë live.
01Çfarë merrni
- ●Një aplikacion për iOS dhe Android, me modalitet për klientë dhe për shoferë, i publikuar me brendin tuaj
- ●Dispeçim automatik: çdo porosi shkon te shoferi më i afërt i lirë
- ●Hartë live e flotës, me shoferët, turnet, fitimet dhe pagat në një vend
- ●Pagesë cash, me kartelë në veturë ose online me kartelë para udhëtimit
- ●Tarifat tuaja për çdo lloj veture: tarifa bazë, çmimi për kilometër dhe tarifa minimale
- ●Aplikacioni në shqip dhe anglisht, me harta dhe navigim nga Mapbox
02Pse një ofrues vendor
- ●Të dhënat tuaja ruhen në serverë në Prishtinë, Kosovë
- ●Mbështetje në shqip nga ekipi që e ndërton produktin
- ●Çmime në euro, me faturë për çdo pagesë
03Sa kushton
€19 për veturë në muaj për 1–10 vetura (minimumi €152), €17 për 11–30 dhe €15 për 31 e më shumë. 0% komision nga udhëtimet. Një pagesë e njëhershme prej €500 mbulon publikimin e aplikacionit. Çmimet janë + TVSH.
Keni pyetje specifike për flotën tuaj të taksive?
Ekipi ynë teknik është i gatshëm t’ju përgjigjet për çdo kërkesë operacionale.